Katalunja ia lë vendin Madridid, cirkuiti i kryeqytetit spanjoll rikthehet në Formula 1 pas 45 viteve

Nga Erald Kodhelaj
23 Janar 2024, 16:45 | Sporte të tjera

Katalunja ia lë vendin Madridid, cirkuiti i kryeqytetit spanjoll rikthehet

Formula 1 njoftoi se çmimi i madh i Spanjës do të zhvillohet në Madrid, nga edicioni i vitit 2026 deri më 2035-ën. Gara në kryeqytetin spanjoll mungonte prej 45 vjetësh.

Në këtë mënyrë Formula 1 largohet nga Katalunja, pas 35 vjetëve. Më parë Barcelona kishte marrë vendin e Herez de la Frontera, që nga ana e saj në atë periudhë kishte zënë vendin e cirkuitit të Haramas në Madrid.

Katalunja ia lë vendin Madridid, cirkuiti i kryeqytetit spanjoll rikthehet

Pista në kryeqytetin spanjoll do të jetë tërësisht e re dhe do të përfshijë pjesë nga rrugët e qytetit.

Ajo do të jetë rreth 5 kilometër e gjysmë e gjatë dhe përllogaritet që koha në kualifikuese do të jetë 1 minutë e 32 sekonda. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos