Konsumoi alkool dhe tymosi duhan, përjashtohet nga Olimpiada

Nga A2 CNN
21 Korrik 2024, 16:20 | Sporte të tjera

Konsumoi alkool dhe tymosi duhan, përjashtohet nga Olimpiada

Kapitenia e kombëtares japoneze të gjimnastikës për Olimpiadë “Paris 2024” është përjashtuar nga Federata Japoneze pasi është parë duke tymosur cigare dhe duke pirë alkool.

Pezullimi ka efekt të menjëhershëm për 19-vjeçaren Shoko Miyata, e cila ka tymosur në një ambient privat në Tokio, si edhe ka konsumuar alkool në qendrën ku ishte grumbulluar skuadra japoneze.

Konsumoi alkool dhe tymosi duhan, përjashtohet nga Olimpiada

Në Japoni është i ndaluar duhani dhe alkooli para moshës 20-vjeçare dhe vetë gjimnastja ka pranuar se e ka shkelur ligjin.

Kështu, Shoko Miyata, e cila ka fituar medaljen e bronztë në Botërorin e vitit 2022, nuk do të konkurrojë në Lojërat Olimpike. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos