Medalje ari dhe rekord bote, Bullgaria feston, Nasar i pari që kalon barrierën 400 kg

Nga A2 CNN
10 Gusht 2024, 17:26 | Sporte të tjera

Medalje ari dhe rekord bote, Bullgaria feston, Nasar i pari që kalon

Karlos Nasar ngriti Bullgarinë në majën e Parisit, duke dhuruar një paraqitje legjendare në eventin e peshëngritjes së meshkujve, në peshën deri në 89 kilogramë.

20-vjeçari u bë njeriu i parë në histori që kaloi barrierën e 400 kilogramëve të ngritura në shtangë, duke regjistruar 404 kile në dygarësh.

Në shkëputje ai realizoi rekordin e 180 kilogramëve, ndërsa në shtytje përmirësoi primatin që mbante vetë, duke ngritur 224 kilogramë.

Edhe pse vetëm 20 vjeç, Nasar theu në mënyrë të frikshme rekordin botëror me 396 kilogramë, që mbahej nga kinezi Li Dazhin. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos