Abakarov bie në çerekfinale, por ka shpresa për bronz olimpik

Nga A2 CNN
8 Gusht 2024, 12:53 | Sporte të tjera

Zelimkhan Abakarov nuk i’a doli të shkojë në gjysmëfinalen e mundjes, në kategorinë deri në 54 kilogramë të Lojërave Olimpike.

Mundësi kuqezi humbi ndeshjen e tij të dytë, të vlefshme për fazën çerekfinale me rivalin nga India, Aman.

Ish-kampioni i botës në vitin 2022 nuk mundi të hynte për asnjë moment në garë, duke i dhënë shansin kundërshtarit që të fitonte 12-0 me pikë teknike.

Megjithatë Zelimkhan ka ende shpresë për medaljen e bronztë, në rast se mundësi indian që e eliminoi, arrin të fitojë ndeshjen gjysmëfinale me kundërshtarin japonez dhe të kalojë në finale. Në këtë rast, sipas rregullores ai tërheq edhe Abakarov, që nëpërmjet ripeshkimit ruan ende shpresa për vendin e tretë në podium. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos