Skuadra e veçantë, luftëtarët e vegjël të Taekwondo

Nga A2 CNN
23 Shkurt 2025, 10:23 | Sporte të tjera

Taekwondo është një nga ato sportet që po zhvillohet me ritme të shpejta e sidomos te fëmijët.

Përveçse e shohin si një formë argëtimi, të vegjelit i ndihmon në zhvillimin e rezistencës dhe elasticitetit, kjo në nivelin fizik dhe atë mendor.

Ata bëhen më të vëmendshëm, më të shkathët dhe ambicioz për të fituar në çdo fushë, shkruan A2 CNN.

Disa nga fëmijët përveç dëshirës që kanë për tu marrë me taekwondo e shohin këtë sport dhe për të humbur peshë.

Për trajneren e Tiranës, Ola Zhegu, interesi për Tekwondon po rritet çdo ditë e më shumë. Edhe pse është një sport jo shumë i dëgjuar në vendin tonë, medaljet nuk kanë munguar për Shqipërinë.

E ardhmja e Teakwondos në Shqipëri është premtuese. Me talentet e rinj dhe me përvojën e kampionëve, ky sport synon të shkojë në nivele më të larta. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos