Stoltenberg në takimin me Ramën: Mirëpres mbështetjen e Shqipërisë për Ukrainën

Nga A2 CNN
13 Korrik 2022, 13:42 | Politikë
Stoltenberg në takimin me Ramën: Mirëpres mbështetjen e

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg vlerësoi angazhimin e Shqipërisë për të ndihmuar Ukrainën në këto momente të vështira që ajo po ndodhet për shkak të agresionit rus.

Në konferencën e përbashkët me kryeministrin Rama, Stoltenberg e cilësoi situatën aktuale si krizën më të madhe në dekada, ndërkohë që vlerësoi kreun e qeverisë shqiptare për vizitën në Kiev.

“Më vjen shumë mirë që t’iu shoh kaq shpejt pas samitit. Shqipëria është një kontribuese mjaft e mirë dhe kontribuon shumë. Shqipëria kontribuon në forcat e NATO-s në Letoni dhe Bullgari. Ju kontribuoni në misionin në Kosovë dhe Ballkani Perëndimor ka një rëndësi strategjike për NATO-n. Ne vlerësojmë angazhimin tuaj për të nxitur stabilitet. Në samitin e Madridit morëm mjaft vendimet të rëndësishme për mbrojtjen.

Përgëzoj Shqipërinë që ratifikojë shumë shpejt protokollet e anëtarësimit në NATO për Finlandën dhe Suedinë. Kjo dëshmon se dera e NATO-s është e hapur dhe përkrahim çdo vend të zgjedhë rrugën e tij. Po përballemi me krizën më të mëdha në dekada. Ne qëndrojmë me Ukrainën dhe mbështetja për të do të vijojë gjatë. Mirëpres mbështetjen e Shqipërisë për Ukrainën dhe angazhimin tuaj për ndihma në Ukrainë. Vizita juaj në Ukrainë ishte një dëshmi solidariteti”, tha Stoltenberg. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos