All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Studentët rinisin në 10 dhjetor, UT: Nuk kemi jetë të humbura, 5 milionë lekë ndihmë

Nga A2 CNN
9 Dhjetor 2019, 16:20 | Aktualitet
All - Paragraf - 1

Pas pezullimit të mësimit për shkak të tërmetit, Universiteti i Tiranës rifillon të martën e 10 dhjetorit.

Katër dekanët njoftojnë se për fat të mirë nuk ka studentë që kanë humbur jetën, por ka raste që kanë humbur familjarët si dhe u janë shkatërruar banesat në Durrës e Thumanë.

All - Paragraf - 3

Dekanët sigurojnë se fakultetet e universitetit të Tiranës nuk kanë pësuar dëmtime serioze nga tërmeti. Pas verifikimit, grupet e ekspertëve aprovuan rihapjen e tyre për mësim.

Dekanët e UT

“Nesër fillon mësimi në Universitetin e Tiranës. Vendimi erdhi pasi u konfirmua nga ekspertët që godinat tona nuk kanë pësuar dëmtime”, deklaroi Dhori Kule, dekani i fakultetit të Ekonomisë.

Krahas psikologëve dhe menaxhereve të riskut që janë angazhuar gjatë ditëve post tërmetit, universiteti i Tiranës akordoi dhe 5 milionë lekë të rinj nga buxheti i tij për rimëkëmbjen e zonave të dëmtuara. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos