Studimi e pranon, çokollata ngre humorin, por vetëm ajo e një tipi të caktuar

Nga A2 CNN
26 Dhjetor 2021, 19:05 | Lifestyle
Studimi e pranon, çokollata ngre humorin, por vetëm ajo e një

Të gjithë e dimë që çokollatat sjellin humor të mirë, por tashmë një studim i mirëfilltë tregon se për çfarë çokollate flasim, dhe sa duhet të konsumohet.

Universiteti i Seulit, në Korenë e Jugut, ka ndërmarrë një studim serioz, i botuar së fundmi në revistën shkencore Journal of Nutritional Biochemistry, që tregon se konsumi i çokollatës së zezë e ngre  ndjeshëm humorin tek ata që e konsumojnë.

Por këtu nuk flitet për çdo lloje çokollate, po vetëm pe rate me përqindje mbi 85%, përndryshe nuk ka efekt, edhe në përqindje te përafërta.

Duhet patur kujdes edhe me dozat, jo më shumë se 30 gramë në ditë, pra rreth 1/3 e një pakoje normale.

Arsyeja sipas studimit duhet të gjendet te kapaciteti i kësaj çokollate për të ushqyer disa bakterë që gjenden në zorrët tona,  si përshembull Blauta Obeum, i asociuar edhe më parë  me shtimin e humorit.

Ky tip çokollate , me doza të kufizuara, këshillohet nga i njëjti studim edh epë rruajtjen e linjave trupore dhe shëndetit në përgjithësi.   (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos