Studimi mbi COVID-19 zbulon sëmundjen shoqëruese më të rrezikshme për jetën e të infektuarve

Nga A2 CNN
17 Qershor 2020, 22:18 | Bota
Studimi mbi COVID-19 zbulon sëmundjen shoqëruese më të

Italia ka qenë padyshim një nga vendet më të goditura nga pandemia e koronavirusit, dhe pamjet e kamionëve ushtarakë që transportonin kufomat në morg ishin ato që e bënë me vetëdije botën për rrezikun që po i kanosej.

Tashmë që pavijonet e terapive intensive po marrin frymë nga pandemia, ose të paktën nga vala e parë e saj, studime më të thelluara po tregojnë dimensionin e vërtetë të këtyre muajve fatkeq.

Një studim i thelluar i Institutit të Shëndetit Publik italian ka evidentuar disa dukuri pak të trajtuara deri më tani. Sipas studimit, të bazuar mbi të dhënat e personave të vdekur nga koronavirusi, periudha që shkon nga shfaqja e simptomave e COVID-19 deri te vdekja e një pacienti mesatarisht nuk kalon 11 ditët. Pra një periudhë e shkurtër, dhe që të paktën nga opinioni publik mendohej më i gjatë.

Ndërkohë, janë 5 ditët nga simptomat deri në shtrimin në spital, dhe 6 ditë ato nga terapia intensive deri në vdekje.  Për sa i përket sëmundjeve shoqëruese në viktima, hipertensioni arterial është sëmundja më e pranishme, me 67% të rasteve italiane. Diabeti ndërkohë ndjek me 30% të rasteve, bashkë me isheminë (27,8%) dhe probleme të tjera kardiake.

Në Itali, vetëm 1.1% i pacientëve që kanë ndërruar jetë nga COVID-19 kishin më pak se 50 vjeç, dhe vetëm 83 pacientë, në një total prej 34 mijë të vdekurve, kishte më pak se 40 vjeç. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos