Zbulohet vatra e madhe e koronavirusit në Gjermani, qindra të infektuar në një thertore

Nga A2 CNN
17 Qershor 2020, 18:31 | Bota
Zbulohet vatra e madhe e koronavirusit në Gjermani, qindra të

Autoritetet gjermane kanë zyrtarizuar zbulimin e një vatre të madhe me të infektuar prej koronavirusit. Bëhet fjalë për një impiant përpunimi të mishit, praktikisht një thertore gjigante që ndodhet në rajonin e Vesfalisë.

 Në ambientet e industrisë, ku zakonisht punojnë mbi 6 mijë punonjës, u gjetën pas testimeve të paktën 400 raste pozitive me COVID-19.

Ndërkohë ka korrur sukses iniciativa e aplikacionit Corona Warn, që mundëson identifikimin e rasteve, që sipas shoqërisë që e ka projektuar është shkarkuar rreth 6.5 milionë herë në Gjermani.

Gjermania numëron rreth 190 mijë të prekur nga pandemia, me 8840 viktima. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos