Kryeministri britanik përfshihet në një aksident me makinë

Nga A2 CNN
17 Qershor 2020, 17:25 | Bota

Makina e kryeministrit britanik Boris Johnson, u përfshi në një aksident pak sekonda pasi doli nga godina e Parlamentit këtë të mërkurë.

Ndërsa makina e Johnson, tip Jaguar, po ecte drejt “Downing Street”, një grup protestuesish i kaluan para, duke detyruar shoferin të frenonte me shpejtësi. Me sa duket, rojet e Johnson, që po ecnin pas me një Range Rover, nuk ishin shumë të vëmendshëm, dhe goditën makinën e kryeministrit, duke shtrembëruar derën e bagazhit. Video e incidentit u shpërnda edhe në rrjetet sociale nga protestuesit që ishin aty pranë.

Zëdhënësi i Johnson konfirmoi se makina ishte ajo e kryeministrit dhe tha se ai ishte në makinë gjatë aksidentit, por nuk ishte dëmtuar. (A2 Televizion)

https://twitter.com/snb19692/status/1273244222385160192

A2 CNN Livestream

Latest Videos