
Stuhia tropikale e quajtur Krosan ka goditur Japoninë Perëndimore, duke detyruar autoritetet të urdhërojnë evakuimin e më shumë se 400 personave.
Qindra fluturime avionësh janë anuluar, ndërsa erërat shkojnë deri në 160 kilometra në orë. Qendra Meteorologjike e Japonisë ka parashikuar më shumë se 1 mijë milimetra shi vetëm gjatë 24 orëve të ardhshme.
“Duke pasur parasysh parashikimet për shira të dendur e erë të fortë, u kërkojmë banorëve të zonave të prekura që të mos dalin jashtë shtëpive dhe të përgatiten për një evakuim të menjëhershëm nëse do të jetë e nevojshme”, tha Yoshihide Suga, sekretari i shefit të shtabit. (A2 Televizion)