
Policia e Kosovës njoftoi arrestimin e një tjetër shtetasi serb në Mitrovicën e Veriut, i dyshuar për përfshirjen në sulmin e 29 majit, kundër ushtarëve te KFOR në Zveçan.
Në njoftimin e Policisë thuhet se i dyshuari, njihej me nofkat “Nemac” dhe “Rusi”, ndërsa zyra për Kosovën në qeverinë e Serbisë e ka identifikuar atë si Nenad O.
Siç tha ne një deklarate, arrestimi i tij është dëshmi se kryeministri i Kosovës Albin Kurti nuk dëshiron dialog apo paqe, por synon të arrestojë të gjithë serbët dhe të provokojë konflikte jo vetëm në Kosovë por edhe rajon.
Më 13 qershor, Policia e Kosovës zhvilloi një aksion në Mitrovicë të Veriut, ku arrestoi Millun Millenkoviç, i dyshuar si një prej organizatorëve të protestave të dhunshme në Zveçan më 29 maj.
Një ditë më pas, tre pjesëtarë të Policisë së Kosovës u arrestuan nga forcat serbe në veri të vendit, në atë që qeveria e Kosovës e ka cilësuar një rrëmbim. Ndaj tyre, autoritetet serbe kanë shqiptuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh. (A2 Televizion)