Sulmi amerikan me dron ndaj ISIS-K, talebanët: Sulm ndaj territorit të Afganistanit

Nga A2 CNN
28 Gusht 2021, 21:47 | Bota
Sulmi amerikan me dron ndaj ISIS-K, talebanët: Sulm ndaj territorit të

Talebanët kanë dënuar sulmin amerikan me dron që goditi ISIS-K, duke e përshkruar si “sulm të pastër ndaj territorit të Afganistanit”.

Zëdhënësi i talebanëve, Zabihullah Mujahid, u shpreh për Reuters: “Amerikanët duhet të na kishin lajmëruar përpara se të kryenin sulmin ajror”.

Por, disa orë më vonë, zëdhënësi përgënjeshtroi në Tëitter intervistën e tij, duke shkruar: “Reuters më intervistoi dhe shtrembëroi fjalët e mia. U lutem mediave dhe gazetarëve që të mos i marrin seriozisht këto fjalë të publikuara”.

Pentagoni konfirmoi se ka vrarë dy objektiva të ISIS-K dhe ka plagosur një tjetër në sulmin ajror që ishte përgjigjje për shpërthimin kamikaze në Kabul. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos