Sulmi ndaj Berishës, reagon Policia e Shtetit: Agresori nuk është pjesë e jona!

Nga A2 CNN
6 Dhjetor 2022, 18:09 | Aktualitet
Sulmi ndaj Berishës, reagon Policia e Shtetit: Agresori nuk është

Kreu i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku ka dalë sot në një deklaratë për mediat, teksa ka folur mbi mbarëvajtjen e sigurisë gjatë Samitit të BE dhe protestës së opozitës.

Duke folur për sulmin ndaj Berishës, Rrumbullaku tha se, në lidhje me këtë incident, të cilin e cilësuan si të paprecedentë dhe të dënueshëm, Policia e Shtetit reagoi duke ndaluar autorin e dyshuar.

Sipas tij, aktualisht po vijojnë hetimet në bashkëpunim me Prokurorinë për zbardhjen e plotë të ngjarjes në fjalë.

Drejtori i Policisë përgënjeshtroi më tej deklaratat e Berishës, duke thënë se agresori nuk është agjent i policisë.

“Sqarojmë opinionin se shtetasi Gert Shehu nuk ka qenë dhe nuk është agjent i policisë kriminale. Gjithashtu, ai nuk është përdorur asnjëherë nga strukturat e policisë. Policia përgënjeshtron me forcë deklaratat e Berishës që nuk ndikojnë zbardhjen e së vërtetës. Jemi të angazhuar në zbardhjen sa më parë të të gjitha rrethanave të ngjarjes”. (A2 Televizion)

Muhamet Rrumbullaku
https://a2news.com/2022/12/06/sulmi-ndaj-berishes-reagon-delegacioni-i-bashkimit-evropian/
https://a2news.com/2022/12/06/sulmi-fizik-ndaj-berishes-reagon-kryeministri-rama/
https://a2news.com/2022/12/06/meta-per-sulmin-ndaj-berishes-rama-fajtori-kryesor-te-nxjerre-kartelat-e-tij-njeri-i-pabese-e-burracak/

A2 CNN Livestream

Latest Videos