Video e re, momenti kur agresori “çan” rrethimin dhe godet Sali Berishën

Nga A2 CNN
6 Dhjetor 2022, 14:38 | Politikë

Një video tregon momentin kur personi që goditi me grusht Sali Berishën arrin t’i shpëtojë truprojave dhe futet në mes të kameramanëve për të goditur kreun e Partisë Demokratike.

Agresori u neutralizua nga truprojat e Berishës dhe mbështetës të tjerë, të cilët e goditën me grushte dhe shkelma.

Sipas informacioneve të para dyshohet se personi është me probleme të shëndetit mendor. Ai është identifikuar si Gert Shehu, 31 vjeç, banues në Tiranë dhe me origjinë nga Tepelena.

Pas goditjeve të marra nga truprojat e Berishës, Shehu është transportuar në spitalin e Traumës. Burime për A2 CNN bëjnë të ditur se atje, ai është arrestuar nga efektivët e policisë. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/12/06/kujdes-pamje-te-renda-incident-ne-proteste-goditet-me-grusht-sali-berisha/
https://a2news.com/2022/12/06/identifikohet-si-gert-shehu-personi-qe-goditi-berishen-me-grusht/

A2 CNN Livestream

Latest Videos