
Pas sulmit ndaj ish-kryeministrit Lulzim Basha, ka reaguar edhe ish-kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i cili i ka shprehur solidaritet ndaj “kundërshtarit” politik brenda partisë, me të cilin u përball muaj më parë.
“Dënoj ashpërsisht sulmin fizik ndaj z. Berisha. Kjo ngjarje duhet të hetohet dhe të zbardhet plotësisht. Dhuna nuk mund të jetë kurrë zgjidhje”, janë fjalët e tij në Twitter.
Sipas Bashës, “dhuna është vetëm tregues i një vendi pa zgjedhje të lira, pa drejtësi, pa demokraci funksionale dhe me korrupsion të pandëshkuar”. (A2 Televizion)