Sulmi ndaj ambasadës në Irak, SHBA dërgon trupa në Lindjen e Mesme

Nga A2 CNN
2 Janar 2020, 09:23 | Bota
Sulmi ndaj ambasadës në Irak, SHBA dërgon trupa në Lindjen e

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë reaguar menjëherë pas sulmit të dhunshëm ndaj ambasadës në Bagdad, në vigjilje të Vitit të Ri.

Ministri i Mbrojtjes, Mark Esper, përmes një komunikate për shtyp, bëri me dije se Pentagoni vendosi të dislokojë 750 ushtarë në Lindjen e Mesme, si kundërpërgjigje ndaj sulmit të dhunshëm në ambasadën në Irak.

Esper shpjegoi se trupat që do të dislokohen janë një batalion i Forcës së Reagimit të Shpejtë (IRF) nga Divizioni i 82-të Airborn. Përveç këtyre ushtarëve që do të dërgohen menjëherë, të tjerë trupa do t’iu bashkohen në ditët e ardhshme.

Protestat e dhunshme ndaj ambasadës së SHBA në Bagdad erdhën pasi avionët amerikanë, ditë më parë, bombarduan bazat e militantëve të mbështetur nga Irani, ku u vranë 25 persona. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos