Xhakarta nën ujë, dhjetëra viktima dhe mijëra të evakuuar

Nga A2 CNN
2 Janar 2020, 08:42 | Bota

Mijëra banorë u evakuuan nga kryeqyteti indonezian i Xhakartës për shkak të përmbytjeve dhe rrëshqitjes së dherave që iu kanë marrë jetën të paktën 21 personave.

Përmbytjet, të cilat konsiderohet si më të këqijat në vitet e fundi,t kanë bllokuar qarkullimin rrugor dhe hekurudhor në qytetin më të madh të Azisë Juglindore si dhe kanë lënë pa energji elektrike zona të tëra.

Deri në këto momente zyrtarët raportojnë për 21 persona që kanë humbur jetën për shkak të përmbytjeve, por numri mund të rritet pasi shumë të tjerë janë shpallur të zhdukur.

Ministria e Punëve Sociale bën me dije se 62 mijë persona janë evakuuar nga Xhakarta dhe qindra banesa janë dëmtuar rëndë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos