
I ftuar në emisionin “Debat” nga Alba Alishani në “A2CNN”, analisti Sami Nezaj ka folur në lidhje me incidentin e sotëm gjatë protestës së opozitës, kur kryetari i PD, Sali Berisha u godit me grusht nga një i ri.
Sipas Nezajt, nëse shikon me kujdes pamjet, dallohet se ky person nuk është rastësisht në atë vend, ndërsa shtoi se agresori ishte i bindur në veprimin e tij ndaj liderit të opozitës.
“Nëse shikojmë me kujdes pamjet, mund të dallojmë se ky person nuk është rastësisht aty. Unë nuk di të them nëse ka marrë një stërvitje më përpara, por ai person është i bindur në veprimet e tij ndaj kryetarit të opozitës. Veprimet e tij nuk janë të barasvlershme me një njeri që ka ndonjë çrregullim mendor, që mund t’ia reduktojnë qetësinë. Ai është mjaft i kthjellët dhe duket se ka arritur të kalojë pengesën e parë, ka kaluar përmes kamerave dhe ka qenë më i shkathët se secili prej atyre rojeve, personelit të sigurisë që ishin pranë z. Berisha dhe z. Meta.” (A2 Televizion)
Sami Nezaj