
Më 6 janar, sulmi ndaj Kapitolit, institucionit të qeverisë në SHBA, ka qenë një nga eventet më shokuese të historisë së Shteteve të Bashkuara.
Por orët e vrullshme kur qindra mbështetës të presidentit të atëhershëm Donald Trump mësynë në godinën ikonike, kanë patur pasoja të rënda jo vetëm në politikën amerikane por edhe në gjendjen psikologjike të forcave të rendit që mbrojtën atë institucion.
Nga ai janar “i zi”, janë 4 anëtarët e forcave të rendit që ndodheshin atë ditë në Kapitol që kanë vrarë veten.
I fundit i konfirmuar është 26-vjeçari Kyle DeFreitag, ndërkohë që më 29 korrik ishte polici Gunther Hashida ai që kishte vendosur gjestin ekstrem. Në janar të njëjtin fat kishin pasur Jeffrey Smith dhe Howard Liebengood, veteran prej 16 viteve.
Javën e kaluar, 4 oficerë policie rrëfyen mes lotëve për një komision hetimor të Kongresit, traumën e përjetua, ku u shfaqën edhe video të pa transmetuara më herët ku duken përleshjet e dhunshme mes policisë dhe protestuesëve që sulmuan godinën. (A2 Televizion)