Sulmohet parlamenti grek, vandalët hedhin bojë të kuqe

Nga A2 CNN
21 Maj 2019, 16:15 | Ballkani
Sulmohet parlamenti grek, vandalët hedhin bojë të kuqe

Një prej ndërtesave më të mbrojtura në Athinë bëhet shënjestër e sulmeve. Vandalët hodhën bojë të kuqe ndaj Parlamentit grek. Autoritetet policore thanë se agresorët lëviznin në këmbë dhe kishin lënë pas edhe 2 bomba tymuese.

Sulmi vjen pak ditë para mbajtjes së zgjedhjeve për Parlamentin Europian. Edhe pse akte të tilla janë të zakonshme në Athinë, ato rrallë shënjestrojnë parlamentin që mbrohet me masa të rrepta sigurie përgjatë 24 orëve. Më herët gjatë këtij muaji, një grup anarkistësh lokalë sulmoi me bojë rezidencën e ambasadorit amerikan në Athinë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos