Sulmohet sërish baza amerikane në Bagdad

Nga A2 CNN
16 Shkurt 2020, 09:11 | Bota
Sulmohet sërish baza amerikane në Bagdad

Disa shpërthime të fuqishme janë regjistruar në orët e para të mëngjesit pranë një baze ushtarake të drejtuar nga forcat amerikane në Bagdad. Sipas të dhënave paraprake shpërthimet mendohet të jenë shkaktuar nga një sulm me raketa.

Autoritetet ushtarake nuk bëjnë me dije nëse ka pasur të lënduar nga ky sulm brenda bazës, apo shkallën e dëmit të tij.

Sulmet me raketa, për të cilat Uashingtoni akuzon militantët e mbështetur nga Irani, janë shtuar shumë në kohët e fundit në drejtim të kësaj baze, pranë së cilës është dhe ambasada amerikane në Bagdad. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos