Sylvester Stallone, bullgar?!

Nga A2 CNN
29 Janar 2021, 19:42 | Showbiz
Sylvester Stallone, bullgar?!

Kjo pasaportë e rreme bullgare, me emrin e Sylvester Stallone, është gjetur nga policia gjatë një kontrolli në një banesë në qendër të Plovdivit.

Mendohet se një bandë që merrej me falsifikim kartëmonedhash dhe dokumentesh, e përdorte këtë pasaportë për të reklamuar aftësitë e saj në falsifikime.

Prokurorët thanë se ky dokument i tregohej klientëve të mundshëm, për t’ia bërë të qartë se puna e bandës ishte e një cilësie të lartë.

Përveç pasaportës bullgare me emrin Sylvester Stallone, u gjetën edhe mijëra kartëmonedha 100-euroshe dhe 50-dollarëshe. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos