Tom Doshi përjashton koalicionin me Bashën: Synojmë edhe 2 mandate në Tiranë

Nga A2 CNN
26 Prill 2021, 13:51 | Politikë
Tom Doshi përjashton koalicionin me Bashën: Synojmë edhe 2

Kryetari i PSD-së, Tom Doshi, ka mohuar mundësinë e një koalicioni me Bashën. Në një deklaratë për mediat në Shkodër, Doshi shprehu bindjen se ka marrë dy mandate në Shkodër, ndërsa synon edhe 2 të tjera në Tiranë.

“Synojmë dy mandate në Shkodër dhe besoj i kemi marrë. Mendojmë për dy mandate edhe në Tiranë”.

I pyetur nëse do të ketë një ftesë nga Basha për koalicion ai u përgjigj shkurt: Jo.

Mëngjesin e sotëm kreu i PSD-së njoftoi tërheqjen nga mandati, por jo nga Partia Social Demokrate dhe as nga angazhimi politik. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos