Takimi Kurti-Mustafa pa rezultat, do të takohen sërish të mërkurën

Nga A2 CNN
7 Janar 2020, 18:32 | Kosova
Takimi Kurti-Mustafa pa rezultat, do të takohen sërish të

Është mbyllur pa ndonjë rezultat konkret takimi mes kreut të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dher atij të LDK-së, Isa Mustafa, i cili zgjati më shumë se 3 orë.

Pas takimit zëdhënësi i LDK-së Besian Mustafa ka thënë se dy kryetarët do të takohen sërish nesër ndërsa është shprehur se nuk ka detaje se për çka është diskutuar aty.

LDK shprehu gatishmërinë ditën e sotme për negociata, ndërsa paraditen e sotme VV zhvilloi mbledhjen e kryesisë.

Një ditë më parë, Kurti propozoi emrat e kandidatëve për ministra dhe një zëvendëskryeministri, ndërsa të njëjtën e ka kërkuar edhe nga LDK. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2020/01/06/kurti-publikon-emrat-e-ministrave-nga-vetevendosje-thirrje-publike-per-ldk/?utm_source=a2-related&utm_source=a2news&utm_campaign=general
https://a2news.com/2020/01/06/thaci-i-jep-48-ore-kohe-per-marrjen-e-mandatit-te-kryeministrit-kurti-do-ta-sjellim-propozimin-tone-sa-me-pare/?utm_source=a2-related&utm_source=a2news&utm_campaign=general

A2 CNN Livestream

Latest Videos