
Kryeministri Albin Kurti nuk e ka vendosur ende nëse do të marrë pjesë në takimin urgjent për menaxhim të krizës me Aleksandër Vuçiç në Bruksel, i kërkuar nga përfaqësuesi i lartë i BE për politikë të jashtme, Joseph Borrell.
Megjithatë, shefi i ekzekutivit tha se do të t’i japë një përgjigje Bashkimit Europian, javën e ardhshme.
"Unë pata kërkuar që takimi të zhvillohej me urgjencë gjatë kësaj jave, dhe propozova planin prej 5 pikësh. Por tani kemi një kërkesë që takimi të mbahet javën e ardhshme. Njëherë u tha data 22, pastaj 23 dhe sërish 22. Unë do ta diskutoj me ekipin tim dhe me siguri që do të japim një përgjigje në fillim të javës së ardhshme”, tha Kurti pas homazheve pranë bustit dhe shtëpisë muze të atdhetarit Ukshin Hoti, me rasti me 80-vjetorit të tij të lindjes. (A2 Televizion)