Edhe shtëpitë e palegalizuara, që u shpallën të pabanueshme nga tërmeti, do të përfshihen në fondin e rindërtimit. Kështu, banorët e prekur do të përfitojnë jo vetëm një shtëpi të re, por edhe të legalizuar, sipas drejtorit të Agjencisë së Kadastrës, Artan Lame.
“Të gjithë qytetarët që kanë banesa në zonën e prekur nga tërmeti futen në listën e kompensimit, do të përfshihen edhe të gjitha objektet që nuk kishte përfunduar procesi i legalizimit”, u shpreh Lame.
Pjesa dërrmuese e objekteve të dëmtuara në zonat e prekura nga tërmeti kanë qenë të painventarizuara, çka sipas Lames, ka vështirësuar më tej procesin.
Ndërkaq, nga skema e kompenismit nuk do të përfitojnë objektet që janë dëmtuar nga ndërhyrjet e ndërtuesit si dhe qytetarët e prekur që kanë më shumë se një banesë. (A2 Televizion)