Talebanët përdhunojnë dhe rrahin homoseksualin, nis persekutimi i kundërshtarëve

Nga A2 CNN
31 Gusht 2021, 19:25 | Bota
Talebanët përdhunojnë dhe rrahin homoseksualin, nis persekutimi i

Raportimet për aktet në rritje të dhunës së talebanëve ndaj kundërshtarëve dhe personave që nuk ndjekin rregullat e tyre, vijojnë të shtohen nga Afganistani dita-ditës.

Një burrë i komunitetit gay u përdhunua dhe u rrah nga talebanët për të dhënë shembullin me mënyrën e re të jetesës me të cilën afganët duhet të përballen me rikthimin e regjimit islamik.

Viktima e sulmit po tentonte të fshihej në Kabul, kur dy talebanë premtuan se do ta ndihmonin, por më pas e sulmuan dhe rrahën atë përpara se ta ekspozonin tek familjarët.

Ndërkohë, ndonëse u shprehën për të kundërtën, talebanët kanë nisur ofensivën kundër kundërshtarëve dhe bashkëpunëtorëve të ashtuquajturve “kryqëtar”.

Në shtëpitë e të dyshuarve si bashkëpunëtorë të trupave të huaja është vendosur nga luftëtarët talebanë një shënim që i fton ata të marrin pjesë në gjyq. Ata që refuzojnë të paraqiten rrezikojnë dënimin me vdekje. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos