
365 biznese janë mbyllur apo kanë marrë gjoba vetëm gjatë ditëve të para të aksionit kundër infomalitetit. Është ky bilanci që ka bërë drejtoresha e Përgjithshme e Tatimeve, Delina Ibrahimaj. Turizmi dhe ndërtimi janë sektorët që do të jenë në fokus të tatimeve, të evidentuara si me informalët.
“Deri në fund të vitit, do te kontrollohen 6200 subjekte, nga sektorët e evindetuar me risk të lartë si turizmi, ndërtimi, karburantet, të cilët do të kontrollohen, por lufta kundër informalitetit do të përfshijë çdo subjekt, që prish konkurrencën e ndershme në treg”, tha drejtorja e përgjithshme, Delinda Ibrahimaj.
Sipas të dhënave të Administratës Tatimore deri më tani janë kontrolluar në të gjithë vendin 1064 subjekte. Mosregjistrimi bizneseve, punonjës të padeklaruar si dhe moslëshim i kuponit tatimor rezultojnë edhe shkeljet kryesore të konstatuara në nisje të aksionit të dytë kundër evazionit. (A2 Televizion)