
Kryetari i Komisionit Zgjedhor i Partisë Demokratike, Jemin Gjana, në një deklaratë për mediat, bëri të ditur se anëtarët e PD-s që janë angazhuar me fushatën e partive të tjera politike nuk do të kenë të drejtën votës për të zgjedhur kreun e ri të PD në 13 qershor.
“Për individët që kanë një kartë anëtarësie, do të ketë një kushtëzim përjashtues: Nuk mund të votojnë ata anëtarë të PD-s që në fushatën e fundit kanë qenë anëtarë, komisionerë, vëzhgues apo aktivistë të partive të tjera politike jashtë koalicionit të PD-s me aleatët”, tha Gjana. (A2 Televizion)