Deputeti i përjashtuar i PS voton kundër shkarkimit të Metës

Nga A2 CNN
9 Qershor 2021, 13:21 | Politikë

Ndërkohë që Kuvendi ka nisur votimin për shkarkimin e presidentit Ilir Meta, ish-deputeti i Partisë Socialiste Gjetan Gjetani, i përjashtuar tashmë nga ky grup, ka shprehur votën e tij kundër shkarkimit të kreut të shtetit. Në një postim në Facebook ai ka publikuar fletën e votimit ku shihet qartë votimi kundër shkarkimit të presidentit Meta.

Parlamenti pritet të votojë draftin e mazhorancës, ku kërkohet shkarkimi i presidentit Ilir Meta, me arsyetimin se ka shkelur Kushtetutën, ka prishur qetësinë publike dhe ka nxitur urrejtjen dhe dhunën, si dhe ka dëmtuar marrëdhëniet e Shqipërisë me partnerët.

Për shkarkimin e presidentit kërkohen 94 vota, ndërsa presidenti ka deklaruar se nuk do ta njohë vendimin e Kuvendit. Por fjalën e fundit në rast se Kuvendi do të votojë “pro” shkarkimit të presidentit do ta ketë Gjykata Kushtetuese. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos