Të dënuar më parë për plagosje të rëndë, arrestohen me kallashnikovë dhe pistoleta

Nga A2 CNN
24 Nëntor 2022, 14:25 | Kronikë

Policia e Tiranës ka arrestuar 4 persona për armëmbajtje pa leje, 3 prej të cilëve kishin precedentë të mëparshëm kriminalë në fushën e armëmbajtjes pa leje dhe krimeve kundër personit.

Të arrestuarit qarkullonin me automjet, në të cilin mbanin 2 pistoleta, të fshehura poshtë kofanos së automjetit, ndërsa iu gjetën edhe 2 kallashnikovë që i posedonte njëri prej personave të arrestuar.

Në pranga ranë Bledar Matoshi, 33 vjeç, i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje; Kid Koshena, 28 vjeç, i dënuar më parë për plagosje të rëndë; Klajdi Vrioni (Kodra), 32 vjeç, i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje dhe për plagosje të rëndë; Redion Meshi, 22 vjeç, drejtonte automjetin ku u gjetën armët.

Automjeti ishte në pronësi të shtetasit Klajdi Vrioni (Kodra). (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos