Paketa anti-shpifje, gazetarët kërkojnë rrëzimin: Rrezik për censurë

Nga A2 CNN
10 Dhjetor 2019, 21:19 | Aktualitet
Paketa anti-shpifje, gazetarët kërkojnë rrëzimin: Rrezik

Shoqatat e gazetarëve i kërkojnë mazhorancës të tërheqë e ligjet e paketës anti-shpifje.

Roli që i jepet AMA-s dhe AKEP-it, dy organe shtetërore nën ndikimin direkt të politikës, sipas njerëzve të medias, përbëjnë një sulm ndaj fjalës së lirë.

“AMA të mos e marrë vendimin pa u shprehur gjykata, pasi nëse një media do t’ia hiqni me vendim atë mungesë financiare, ajo nuk do të ekzistojë më”, tha Aleksandër Çipa, kryetari i Unionit të Gazetarëve.

Por, sipas mazhorancës, nisma që pritet të miratohet brenda pak ditësh, nuk ka qëllim censurën.

Dy projektligjet e paketës anti-shpifje u depozituan në Kuvend nga qeveria që në muajin korrik. Drafti ka ndryshuar disa herë pas vërejtjeve të Bashkimit Europian dhe OSBE-së. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos