
Policia kufitare spanjolle ka kapur dy emigrantë që ishin fshehur mes dyshekëve në përpjekje për t’u futur ilegalisht në vend nga pika kufitare e Melillas të dielën.
Oficerët e Guardia Civil i nxorën dy dyshekët nga makina ku ishin ngarkuar dhe i çanë për të nxjerrë prej aty dy emigrantët.
Shoferi i makinës që i kishte sjellë deri në kufi u arratis për në Marok para se të arrestohej. Video u bë virale, pasi ishte hera e parë që dikush përpiqej të kalonte kufirin në këtë mënyrë. (A2 Televizion)