Të gjithë me makina, tubimi i veçantë i Salianjit në Ditën e Rinisë

Nga A2 CNN
8 Dhjetor 2020, 17:45 | Politikë

Ish deputeti i PD, Ervin Salianji ka gjetur një mënyrë të veçantë për të shënuar Ditën e Rinisë dhe Demokracisë në qytetin e Korçës.

Dhjetëra mbështetës janë mbledhur me makinat e tyre përpara sheshit të stadiumit “Skënderbeu”, për të zbatuar në këtë mënyrë dhe vendimin e Komitetit Teknik të Ekspertëve për situatën e krijuar nga pandemia.

Pjesëmarrësit kanë qëndruar në makinat e tyre të zbukuruara nga flamuj kombëtar dhe ish deputeti Salianji ka mbajtur një fjalë të përgatitur për këtë ngjarje të historike në një podium të sajuar gjithashtu në pjesën e pasme të një makine. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos