
Dita e sotme nuk ka qenë e suksesshme për peshëngritësit shqiptarë që garojnë në kampionatin europian të Moskës.
Erkand Qerimaj dhe Daniel Godelli nuk mundën të fitonin medalje, edhe për shkak të dëmtimeve të tyre.
Më pozitive gara e Qerimajt, që ndodhej në baterinë B, ku shkodrani u rendit i treti në stilin e shkëputjes, me 150 kg, 154 kg dhe 156 kg. Pavarësisht nga dëmtimi i tij ai arriti të renditej i gjashti në renditjen e përgjithshme në shkëputje, i dhjeti në shtytje, i nënti në dygarësh.
Ndërkohë, Daniel Godelli u dëmtua pothuajse menjëherë, në tentativën e 152 kilogramëve në shkëputje, dhe braktisi garën, që u fitua nga italiani Antonino Pizzolato. (A2 Televizion)