Të prekurit nga tërmeti, për bonusin e qerasë nuk kërkohet kontrata

Nga A2 CNN
27 Dhjetor 2019, 15:27 | Aktualitet
Të prekurit nga tërmeti, për bonusin e qerasë nuk

Një muaj nga tërmeti i 26 nëntorit, qeveria bën bilancin e dëmeve, ku rezulton se janë larguar nga banesat e tyre mijëra banorë, ndërsa janë thjeshtuar edhe procedurat për bonusin e qerasë.

“Janë mbi 5 mijë të akomoduar në hotele. Kemi hequr kriterin e kontratës së qerasë, dhe tashmë nuk duhet paraqitja e kontratës për të përfituar bonusin e qerasë. Nga buxheti i Shtetit në Bashkinë Durrës janë alokuar 50 milionë lekë deri në 31 dhjetor, ku do të përfitojnë 1310 familje, më pas me buxhetin 2020 do të ketë sigurisht një shumë e re”, thotë për A2 zv/ministrja e Brendshme Rovena Voda.  

Voda saktëson edhe numrin e verifikimeve në terren dhe objekteve të dëmtuara, ku vetëm në Durrës janë 3027 të tilla.

https://a2news.com/2019/12/18/sa-eshte-fatura-e-demeve-nga-termeti-ministrja-e-financave-flet-ekskluzivisht-per-a2-business-week/

Rindërtimi fillon shumë shpejt dhe miliardat tashmë janë akorduar. Sipas zv/ministres, në terren morën pjesë 100 grupe ekspertësh, kryesisht inxhinierë, ku 100 specialistë ishin të huaj, ndërsa një rol të rëndësishëm pati edhe policia, e cila në momentet e para orientoi ekspertët tek zonat më të prekura. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos