Zgjedhja e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, KED i dorëzon Kuvendit listën e kandidatëve

Nga A2 CNN
26 Dhjetor 2019, 17:19 | Aktualitet
Zgjedhja e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, KED i

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi në zbatim të ligjit për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë i dërguar Kuvendit për të ushtruar kompetencën e zgjedhjes së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë.

Sipas ligjit KED, i ka dorëzuar Kuvendit listën e renditjes së kandidatëve për Inspektor të Lartë të Drejtësisë, raportin e arsyetuar për renditjen e kandidatëve edhe aktet përkatëse të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi gjatë procedurës së verifikimit, vlerësimit dhe pikëzimit dhe renditjes.

Pas marrjes së këtyre akteve Kuvendit duhet që të ushtrojë kompetencën e tij për zgjedhjen e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë brenda 30 ditëve.

Sipas vlerësimit të KED kandidatët kryesohen nga Artur Metani dhe pas tij në rend zbritës Sokol Stojani, Joana Asimi Sorraj, Eris Hysi dhe Lindita Troja. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2019/12/23/zgjedhja-e-kreut-te-ild-ked-vulos-renditjen-brenda-3-ditesh-ne-kuvend/

A2 CNN Livestream

Latest Videos