
Prej javësh, në Tiranë nuk shihen më pamje me trafik të rënduar dhe lëvizje të shpeshta automjetesh në rrugë, pasi në këtë kohë karantine është kufizuar dukshëm qarkullimi i makinave.
Projekti “Green Lungs”, ose mushkëritë e gjelbra, që financohet nga Bashkimi Evropian, konstaton se në kryeqytet është shënuar një nivel tepër i ulët i ndotjes së ajrit. Nga 11 marsi deri më 6 prill, dioksidi i azotit ka qenë 68% më pak se vitin e kaluar dhe ka përqindje më të pakët të grimcave të tjera të imta.
“Për mendimim tim, makina nuk duhet të ekzistojë në Tiranë. Shumica dalin kot me makinë, për kafe. Punët mund të kryhen kollaj pa makinë, për rrugë të shkurtra”, thonë qytetarët.
Qeveria ose bashkia mund të marrin ndonjë masë që në një ditë numri i makinave të kufizohet.
Kontrollet e shpeshta dhe lejet për qarkullim e kanë ulur qarkullimin e automjeteve, të cilat bashkë me disa sektorë të tjerë të ekonomisë, ndikojnë në ndotjen e ajrit.
Tashmë, mbetet në ndërgjegjen e vetë qytetarëve nëse do të japin ose jo kontributin e tyre, që cilësia e ajrit të mos arrijë nivelet që kishte para përhapjes së koronavirusit. (A2 Televizion)