Shërbimi Sekret amerikan shoqëroi në mënyrë të menjëhershme presidentin Donald Trump jashtë nga salla e konferencave për shtyp pasi disa të shtëna me armë u dëgjuan jashtë Shtëpisë së Bardhë.
Presidenti u rikthye në sallë pas disa minutash dhe informoi të pranishmit se një person i armatosur u qëllua nga forcat e ligjit.
“Pati disa të shtëna jashtë Shtëpisë së Bardhë, por tashmë çdo gjë është në kontroll. Dikush është dërguar në spital, por nuk e di ende gjendjen e tij”, u shpreh Trump. Ai shtoi se ngjarja ndodhi pranë gardhit rrethues së Shtëpisë së Bardhë.
Shërbimi Sekret amerikan më pas doli me një deklaratë ku bëri me dije se nuk u thyer siguria e Shtëpisë së Bardhë dhe se asnjë personi të rëndësishëm që mbahet në mbrojtje nuk iu kërcënua siguria. (A2 Televizion)