Tenderi i rrugës Kardhiq-Delvinë, zbardhen shkeljet e Qatos

Nga A2 CNN
3 Shkurt 2023, 12:43 | Kronikë
Tenderi i rrugës Kardhiq-Delvinë, zbardhen shkeljet e Qatos

Ish-kreu i Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH), Sonila Qato, dhe disa ish-zyrtarë të tjerë të këtij institucioni ishin në seancë paraprake gjyqësore, ditën e premte, në lidhje me tenderin e rrugës Kardhiq-Delvinë.

A2 CNN ka zbardhur shkeljet e pretenduara të bëra nga Qato:

Urdhrat për ngritjen e grupeve të punës për verifikimin e kriterit punë të ngjashme, nuk janë ngritur siç e parashikon ligji, pasi për shqyrtimin e ankesave duhet të ngrihet Komisioni i Shqyrtimit të Ankesave.

Urdhrat për ngritjen e grupeve të punës për verifikimin e kriterit punë të ngjashme, janë ngritur pa asnjë bazë ligjore dhe në kundërshtim me ligjin, pasi edhe informacioni i kryetares së KVO, Elona Gogo, është i pabazuar në ligj.

KVO kishte shpallur fituesin dhe procedura e tenderimit ishte ankimuar në KPP. Lidhur me këta urdhra nuk është bërë informacion në KPP. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos