
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në një fshat të Durrësit, ku si pasojë ka humbur jetën një 66-vjeçar.
Bëhet fjalë për një aksident të ndodhur në fshatin Jubë, në afërsi të Rrushkullit dhe zonës turistike të Hamallajt, aty ku shtetasi Q.T., për shkaqe ende për t’u përcaktuar, ka dalë nga rruga teksa ishte në drejtimin e një motomjeti.
Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e shkakut të aksidentit. (A2 Televizion)