Tension në qiellin e Mesdheut, avioni luftarak rus intercepton atë amerikan

Nga A2 CNN
5 Qershor 2019, 15:46 | Bota
Tension në qiellin e Mesdheut, avioni luftarak rus intercepton atë

Tension i lartë ushtarak në qiellin e Mesdheut. Një avion luftarak i Rusisë interceptoi një avion amerikan që po fluturonte në hapësirën ajrore ndërkombëtare. Ngjarja është raportuar nga flota e gjashtë e Shteteve të Bashkuara që thekson se mjeti fluturues i Uashingtonit është shqetësuar 3 herë në vetëm 3 orë gjatë fluturimit.

Njëri nga këto afrime në distancë shumë të afërt është cilësuar shumë i rrezikshëm.

“Interceptimi i parë dhe i tretë ishin të sigurtë. Ndërsa i dyti jo, pasi avioni luftarak SU-35 kaloi me shpejtësi shumë të lartë përballë misionit tonë, duke vendosur kështu jetën e pilotëve dhe ekuipazhit në rrezik. Ata raportuan për turbulenca të mëdha pas interceptimit të dytë”.

Flota e Gjashtë, SHBA

Më tej flota amerikane thekson se mjeti i tyre fluturues veproi në respektim të ligjeve ndërkombëtare dhe nuk provokoi aktivitetet e Rusisë. Gjithashtu kërkon nga autoritetet e Moskës që të sillen në bazë të standardeve ndërkombëtare për të garantuar siguri dhe për parandaluar incidente të mundshme. Ndërkaq, muajin e kaluar një avion luftarak amerikan u interceptua nga 4 bombardues rusë dhe 2 avionë të tjerë luftarakë SU-35 në hapësirën ajrore të Alaskës.

Këto veprime mendohen të jenë një stërvitje ushtarake për një krizë potenciale por edhe mesazhe të qarta fuqie për kundërshtarët. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos