Tensionet Moskë-Seul, Rusia: Shkelja e hapësirës ajrore, e paqëllimshme

Nga A2 CNN
24 Korrik 2019, 17:20 | Bota
Tensionet Moskë-Seul, Rusia: Shkelja e hapësirës ajrore, e

Si rrallëherë, Rusia pranon gabimin dhe thotë se shkelja e hapësirës ajrore të Koresë së Jugut me një avion ushtarak ishte e paqëllimshme.

Njoftimi erdhi nga Presidenca e Seulit, që nënvizon se zyrtarët ushtarakë të Moskës shprehën keqardhje të thellë për këtë zhvillim, të cilin e konsideruan si problem teknik.

Më herët, qeveria ruse mohoi akuzat e Koresë së Jugut dhe pretendimin se ndaj avionit të saj luftarak ishin qëlluar 360 plumba paralajmërues.

Shkelja e hapësirës ajrore ngjalli tension mes dy shteteve, me Seulin që dërgoi një notë proteste ndaj Moskës.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos