
Një person dyshohet se ka tentuar të grabisë me dhunë xhiron ditore në një karburant në qytetin e Vlorës.
Mësohet se punonjësi i karburantit ka qenë duke folur në telefon, kur një person i ri në moshë dhe me një kapuç i është afruar dhe i ka kërkuar xhiron e ditës. Pasi kërkesa e tij është refuzuar nga punonjësi, ai e ka goditur atë, ndërsa më pas është larguar.
Shitësi ka dhënë dëshmi jo të qartë. Në vendngjarje janë sekuestruar kamerat e sigurisë, të cilat mund të ndihmojnë në zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e autorit. (A2 Televizion)