Qëllonin në ajër me kallashnikov, arrestohen dy adoleshentë

Nga A2 CNN
4 Shkurt 2022, 09:41 | Kronikë
Qëllonin në ajër me kallashnikov, arrestohen dy adoleshentë

Policia e Durrësit ka njoftuar arrestimin e dy adoleshentëve, të cilët qëllonin në ajër me kallashnikov, ndërkohë që është proceduar penalisht një 16-vjeçar.

Të arrestuarit janë 17-vjeçari K.B. dhe 18-vjeçari G.P., të dy banues në Sukth.

Gjatë operacionit, njëri prej adoleshentëve kishte me vete kallashnikovin, por nuk pati të lënduar.

Policia, gjatë kontrollit të banesave, ka gjetur dhe sekuestruar edhe një armë sportive pistoletë dhe një shkop metalik. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos