Korçë, banesa kthehet në shtëpi bari. Arrestohet një person

Nga A2 CNN
4 Shkurt 2022, 10:17 | Kronikë
Korçë, banesa kthehet në shtëpi bari. Arrestohet një

Policia e Korçës ka konstatuar një ambient brenda një banese, në afërsi të fshatit Turan të Korçës, të përshtatur për t’u kthyer në shtëpi bari.

Sipas burimeve konfidenciale të A2 CNN, ambienti ishte përgatitur me llamba dhe hapësirën e mjaftueshme për të kultivuar lëndën narkotike kanabis sativa.

Policia ka arrestuar një person, ndërkohë që mësohet se në kërkim janë disa të tjerë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos