All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Detajet e dosjes “Trinom”, festa me alkool e drogë në qeli, zbulohet sa paguhej për “shërbimet”

Nga A2 CNN
3 Shkurt 2022, 17:53 | Kronikë
Detajet e dosjes “Trinom”, festa me alkool e drogë në
All - Paragraf - 1

Festa me drogë dhe alkool, vënie bastesh dhe biseda telefonike “pa doganë” me bashkëvuajtës, familjarë dhe shokë në liri. Të gjitha këto, brenda qelive te burgut, nën hundën dhe sytë e efektivëve të policisë. Mëkatet e 11 të dënuarve në burgun e Peqinit, Elbasanit e Korçës, por edhe efektivëve të policisë në këto institucione zbardhen në dosjen e hetimore të Prokurorisë së Elbasanit, të finalizuar me operacionin “Trinom”.

Nga kopja e siguruara nga A2CNN rezulton se hetimi që çoi në pranga 28 persona i ka fillesat në shtator-tetor 2020, kur Genci Balla, i dënuar si pjesë e grupit të “Xhihadistëve” refuzoi ushqimin në burgun e Peqinit,  veprim që u ndoq edhe nga të dënuar të tjerë. Verifikimet e bëra nga Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve zbuluan se të dënuar të Peqinit po ftonin të dënuar në burgje të tjera t’i bashkoheshin grevës, duke përdorur telefona celularë që i kishin në mënyrë të jashtëligjshme brenda qelive të tyre.

https://a2news.com/2022/02/02/transmetonin-porosi-qe-cenojne-rende-sigurine-kombetare/
All - Paragraf - 3

Një prej telefonatave rezultoi të zhvillohej me burgun e Drenovës në tetor 2020 me Aleksandër Llanajn, që aktualisht ndodhet në regjimin 41 bis. Mbajtja në përgjim zbuloi se Llanaj komunikonte me policin Ilia Beshello për futjen e sendeve të ndaluara në burg. Nga ana tjetër, komunikimet më të shpeshta Llanaj i kishte me një vajzë, që ishte e dashura e tij, ndërsa po nga qelia, porosiste vendosje llotosh sportive tek lokali i një mikut të tij në Vlorë, të cilit i referohej me nofkën “Sanço”.

Nga ana tjetër, përgjimet telefonike të të dyshuarve kanë zbuluar edhe koston e “shërbimeve” të paligjshme në burgun e Bradasheshit në Elbasan, që sipas prokurorisë, mundësoheshin nga shefi i sigurisë së burgut, Hysni Ndreu.

Kështu futja e një shisheje alkooli kushtonte 50 euro. Ndërsa ndërrimi i dhomës brenda burgut shkonte deri në 200 euro. Në një nga bisedat e përgjuara, i dënuari Gentian Mini, i thotë Gentian Gjatës, pronar i një lokali pranë burgut “mere atë në telefon dhe thuaj të kalojë sonte se ka 500 Euro dhuratë”, duke iu referuar shefit të policisë së burgut.

All - Paragraf - 6

Prokuroria ka nënvizuar në dosje disa episode ku shefi i policisë futet në regjimin e brendshëm duke shmangur kontrollet, ndërsa nga pamjet duket që një send i rëndë, i rëndon xhepat e xhupit. Nuk kanë munguar as rastet, kur ai ka kaluar në skaner duke mbajtur një shishe në dorë. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos