
Një aksident është regjistruar mesditën e së enjtes në qytetin e Shkodrës, ku për pasojë ka mbetur e plagosur një e moshuar.
Sipas informacioneve nga vendngjarja, e moshuara ishte duke kaluar rrugën kur u përplas nga një makinë në afërsi të sheshit “Skënderbeg”. E plagosura është dërguar në spitalin rajonal dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Ndërkohë që policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit. (A2 Televizion)